Në karrierë ka fituar Championsin si dhe Kampionatin Europian. Të parin me Çelsin dhe të dytin me Italinë, dhe një futbollist të tillë e mori në radhët e veta Arsenali. Në një ekip të ri, energjik dhe gati-gati aventurier, do të ketë në rradhët e veta një futbollist me shumë përvojë, siç thuhet “të rrahur me vaj e me uthur” dhe kjo do ta ndihmojë në një mision kaq të vështirë sa fitorja e titullit. Arsenali kryeson renditjen e Premier Ligës dhe ka qenë ekipi më i qendrueshëm deri tani. Zhorginjo, i marrë për një shifër tepër të pranueshme prej 15 milionë eurosh, është “guri” i mozaikut që i mungonte “topçinjve”, dhe që do të jetë një plotësim i madh në një mesfushë me Odegardin dhe Granit Xhakën.
Sfidanti.al