Jo të gjithë janë dakord me shpenzimet e çmendura të klubeve të Premier Ligës. Madje ka nga ata që hedhin akuza të rënda për mënyrën se si menaxhohen klubet anglezë nga ana financiare. Një prej tyre është presidenti i La Liga, Havier Tebas, i cili nuk përdor lojëra fjalësh për të përshkruar rekordin e vendosur në merkaton e dimrit.
“Lexoj për forcën e Premier Ligës, por nuk është aspak kështu. Është një kompeticion i mbështetur në humbje dhe borxhe të mëdha financiare. Pjesa më e madhe e klubeve janë ekonomikisht të dopuara”, lexohet në një postim të Tebas në tuiter.
Por, presidenti i La Ligas nuk është i vetëm në akuzat ndaj Premier League. Të gjithë kundërshtuesit e bazojnë tezën e tyre në faktin se asnjë klub nuk mund të përballojë shpenzimet e çmendura siç ndodh me ata anglezë, vetëm me të ardhurat e rregullta.
Sfidanti.al