Me mision titullin kampion në Premier League, Arsenali është përfurcuar në tregun e janarit. Klubi londinez ka marrë shërbimet e Zhorzhinjos, mes,fushorit të kombëtares italiane, që ka mbyllur aventurën me Chelsea. Për futbollistin janë paguar 13 milion paund. Vetë ai ka firmosur deri në qershorin e vitit 2024. Me Zhorzhinjo, Arsenali kërkon t’i shtojë eksperiencë skuadrës, që kryeson Premier Ligën dhe kërkon të fitojë titullin kampion.
Sfidanti.al