Sasia e parë e parave, që Dortmundi dëshiron “t’i shohë me sy”, është 60 milionë paundë stërlina (sipas llogarive në “Old Traford”), që do të thotë rreth 67 milionë euro. Kjo do të thotë se Xhejdën Sanço do të shkojë tek Mançester Junajtidi, dhe se klubi anglez nuk do ta ketë “litarin në fyt” për të paguar menjëherë 120 milionë euro. Gjithsesi, të dyja palët duket se kanë përgatitur një marrëveshje, mbi të cilën do të bien dakord, që do të ketë shpërblime në lidhje me sukseset sportive, dhe shuma e plotë do të jetë më shumë se 110 milionë euro. Ndihma kryesore për “djajtë e kuq” është se, në këtë periudhë të vështirë të koronavirusit, nuk do të shtrëngohen më shumë nga ana financiare. U fol shumë se Sanço mund të shkonte tek Liverpuli, por duket se ishin më shumë “shashka” sepse rruga e tij të çon në “Old Traford”.
Sfidanti.al