Të dy i përkasin “plejadës” së pronarëve amerikanë, dhe janë quajtur të suksesshëm. Piter Mur, shef ekzekutiv i Liverpulit që nga viti 2017 do ta lerë detyrën për pak javë, dhe në vend të tij do të caktohet Billi Hogan, që ka qenë pjesë e klubit që nga viti 2014, i sjellë nga grupi “Fenuej Sports”. Mur vlerësohet si njeriu që ndihmoi Liverpulin të kishte suksese sportive dhe tregtare, duke u bërë sot marka numër 4 e futbollit në botë. Hogan u lavdërua shumë nga kontrata-rekord që bëri me kompaninë Najk, si sponsor duke marrë 80 milionë paundë stërlina.
Sfidanti.al