A realizohet utopia nëse Mesit i ofrohet më shumë se Ronaldo?!

Konkurrenca mes tyre vazhdon edhe pse mosha po shtyhet gjithnjë e më shumë, dhe mëtues të rinj po përpiqen t’u zënë vendin. Lionel Mesi e Kristiano Ronaldo mesa duket kanë ende mundësi për t’i dhënë diçka të madhe futbollit, dhe beteja mes tyre mund të rikrijohet nëse realizohet “plani utopik” i Interit. “La Gazeta delo Sport” duket e sigurt kur raporton se zikaltërit janë gati t’i japin kapitenit të Barcelonës mbi 250 milionë euro në katër vjet, që do të thotë mbi 62 milionë euro në vit, dhe që do ta bënte lojtarin më të paguar të Serisë A, mbi Kristiano Ronaldon e Juventusit. “Kjo është utopi, është fantazi futbolli, – u shpreh drejtuesi interist, Bepe Marota, – por, ne po flasim për një lojtar të madh, një ikonë, dikë që kushdo e dëshiron në ekip”. Antonio Konte, trajneri i Interit, theksoi se “më lehtë zhvendoset katedralja e Milanos (Duomo) sesa lëviz Mesi nga Barcelona”. Ndoshta, oferta tunduese milaneze mund ta bindë.

Sfidanti.al