Fjalët e para të tij ishin për veprimin kundër diskriminimit, në radhë të parë në SHBA, dhe padyshim në të gjithë botën. Lebron Xhejms ishte një nga udhëheqësit e lëvizjes anti racizmit në NBA, ndërsa të gjithë lojtarët, dhe pjesëtarët e tjerë të kampionatit u ulën në gjunjë, në mbështetje të “Jetëve të zezakëve vlejnë”. Në parketin e Arenës në Liqenin Buena Vista, Lebroni dhe shokët e tij të Lejkërsave ishin pak si “të ndryshkur” pas një periudhe të gjatë ndërprerjeje, por reaguan në kohë. Liqenasit kryesuan në periodën e parë ndaj Klipersave në derbi, ndërsa përballuan kthimin e rivalëve. Në fund, Xhejmsi shënoi koshin vendimtar për 103-101, kur kishin mbetur edhe 12.8 sekonda deri në fund. Lebroni nuk është se shkëlqeu në mënyrë të jashtëzakonshme, por shënoi 16 pikë, kapi 11 topa në tabela e shërbeu 7 asistë. Entoni Dejvis udhëhoqi ekipin me 34 pikë, ndrësa për Klipersat më të mirët ishin Pol Xhorxh me 30 pikë dhe Leonard me 28.
Sfidanti.al