Përpara ndeshjes, trajneri i tij, Gasperini, e pyeti nëse ishte në gjendje që të luante. “Po, – u përgjigj ukrainasi që ishte padyshim i shqetësuar për gjendjen në atdheun e tij, – do të luaj”. Ruslan Malinovski ishte edhe njeriu që konkretizoi lojën e Atalantës që fitoi 3-0 në Pire ndaj Olimpiakosit dhe kaloi në të tetat e finaleve të Ligës së Europës. Një gol e shënoi Joakim Mehle (të parin), ndërsa në 66’ dhe 69’ ishte Malinovski që tundi rrjetën e grekëve dhe tregoi fanelën që kishte poshtë bluzës zyurtare me shkrimin “Jo luftë në Ukrainë”. Ukrainasi u nxorr nga loja në 84’, ndërsa në terren ishte për 90’ qenndërmbrojtësi i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti. Ndeshja e parë në Itali kishte dalë në barazim.
Sfidanti.al