Nuk bëri punë emocioni i fuqishëm i stadiumit me emrin “Maradona”. Napoli bëri gjithçka që mundi, por përballë një Barcelone tepër të frymëzuar “dorëzoi armët”. Katalanasit fituan 4-2 në Itali dhe u kualifikuan për në të tetat e finaleve të Ligës së Europës me rezultatin e përgjithshëm 5-3. Barça zotëroi topin 57 për qind, pati 15 gjuajtje drejt portës ndaj 6 të italianëve, dhe 6 gjuajtje në kuadrat ndaj vetëm 2. Golat në “Maradona” u shënuan nga Zhordi Alba e Frenki De Jong, pastaj Insinje me penallti, Gerard Pike, Obamejang dhe Politano. Për vendasit ishte titullar mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani, ndërsa tek “blaugranët” u kthye Pike, ndërsa Gavi u la në stol dhe hyri si zëvendësues.
Barcelona (4-3-3): Ter Shtegen, Dest, Pike, Arauho, Zhordi Alba, Buskets (Gavi 62’), F. De Jong, Pedri (Niko 75’), Adama Traore (Dembele 75’), Obamejang, Torres (Puig 82’).
Liga e Europës, rezultatet: Dinamo Zagreb-Sevilja 1-0 (1-3), Lacio-Porto 2-2 (1-2), Olimpiakos-Atalanta 0-3 (1-2), Sociedad-Lajpcig 1-3 (2-2), Betis-Zenit 0-0 (3-2), Braga-Sherif 2-0 (0-2), Napoli-Barcelona 2-4 (3-5), Rejnxhërs-Dortmund 2-2 (4-2)
Sfidanti.al