A do ta dëgjojë Halandi Realin që të qendrojë tek Dortmundi edhe një vit?!

Lajmet janë që klubi spanjoll nuk ka ndërmend, apo nuk ka mundësi të bëjë dy operacione të mëdha këtë verë. Erling Halandit i është thënë nga Reali, sipas mediave, që të qendrojë edhe një vit tek Dortmundi në Gjermani, dhe të kalojë në “Bernabeu” vetëm në verën e vitit 2023. Sipas mediave, Reali është i përqëndruar më shumë tek marrja e Kilian Mbapesë në fund të edicionit. Gjithsesi, nuk dihet nëse 21-vjeçari norvegjez do të pranojë të qendrojë edhe një sezon tjetër tek Borusia. Bajerni, Mançester Siti, Mançester Junajtidi dhe Paris SG e kërkojnë Halandin.

Sfidanti.al