Ndeshja e radhës do të ishte në Shën Peterburg përballë Zenitit vendas. Barcelona, skuadra që kryeson në Euroligë, vendosi të mos udhëtonte drejt kryeqytetit të dytë të Rusisë për shkak të situatës së rëndë lidhur me krizën ukrainase. Mediat katalanase raportojnë se klubi mori këtë vendim duke mos pasur siguri për basketbollistët, ndërsa në Rusi do të luheshin dy sfida, nesër ndaj Zenitit dhe të dielën në Moskë ndaj CSKA-së. Barça e informoi këtë me një komunikatë zyrtare, ndërsa padyshim që ka pasur një komunikim dhe marrëveshje me organizatorët e Euroligës.
Sfidanti.al