Simeone i lumtur nga karakteri dhe frymëzimi i Atletikos së tij!

Këtë sezon ky ka qenë problemi kryesor. Skuadra dukej se po dështonte në të gjitha objektivat, dhe jo vetëm për të mbrojtur titullin, ndërsa posti i Diego Pablo Simeones ishte vënë në dyshim. Gjithsesi, trajneri argjentinas i Atletikos së Madridit ka një shpresë të re dhe shumë më të fortë pas barazimit 1-1 me Mançester Junajtidin në ndeshjen e parë të raundit të dytë në Ligën e Kampionëve. “Ne ishim dëshmitarë të një ndryshimi nga ana e ekipit, – tha trajneri argjentinas, – tani po shikojmë shpirtin që duam, dhe shpresoj që të vazhdojmë në këtë drejtim. Puna jonë taktike ishte shumë e mirë, sidomos në krahë. Ne zhvilluam ndeshjen që duhej, kemi shpresa për ndeshjen e dytë”. Atletiko është në përpjekje për të siguruar kualifikimin në Champions për sezonin e ardhshëm, ndërsa për momentin është në vend te pestë në La Ligën spanjolle, pra jashtë zonës që të kualifikon. Reali, Sevilja, Betisi dhe Barcelona janë mbi “bardhekuqtë”.

Sfidanti.al