E përditshmja “Tutosport” natyrisht nuk mund të konfirmonte asgjë lidhur me këtë. Spekullimet kanë qenë të shumta për të ardhmen e Kristiano Ronaldos, dhe ato padyshim që u shumëfishuan ndërsa dolën pamjet filmike të 7 makinave luksoze të portugezit, që u zhvendosën nga shtëpia e tij në Torino. Për cilin drejtim? Me gjasë për në Portugali, sepse kompania që bëri zhvendosjen e makinave ishte portugeze, “Rodo Kargo”.
Vetë CR7 natyrisht që nuk ka ndërmend të japë ndonjë shpjegim, ndërsa “Tutosporti” shkruan se makinat ose mund të dërgohen në Portugali, ku superylli do të kalojë pushimet e verës, ose do të jenë atje sepse ai do të largohet nga Juventusi. Kontrata e Kristianos me “Zonjën e Vjetër” përfundon verën e ardhshme, ndërsa ka zëra se ai mund të shkojë tek Sportingu i Lisbonës, klubi i tij i fëmijërisë dhe rinisë së hershme, apo ndoshta tek Paris SG. Pse jo, edhe të mbetet në Torino!
Sfidanti.al