Nuk donte që të vinte puna kështu, por ja që kombinimi nuk ishte me fat. Vetë Milani nuk arriti të fitonte në “San Siro” ndaj Kaljarit, duke demonstruar sërish se e ka të vështirë në shtëpi, ndërsa Interi nuk mundi të mbante të paktën barazimin në fushën e Juventusit, edhe për faj të arbitrit që dha penallti fantazmë në fund. Trajneri Stefano Pioli ishte i zhgënjyer, por ndoshta disi edhe e priste.
“Nuk ishim të qartë për shkak të vështirësive që patëm në këtë ndeshje, – tha Pioli, – është e lehtë të thuash se nuk duhej të kishte përfunduar kështu, se duhej të kishim vazhduar ecurinë fantastike të ndeshjeve të fundit. U përpoqëm si skuadër, por nuk ia dolëm. Mendoj se ishin të lodhur fizikisht dhe mendërisht. Tani kemi ndeshjen e fundit, finalen ndaj Atalantës. Le të fitojmë për të mos shkuar kot sakrificat e një sezoni të tërë”.
Milani ka 76 pikë, po aq sa Napoli që fitoi 2-0 në Firence ndaj Fiorentinës, ndërsa Juventusi ka 75 pikë pas fitores 3-2 ndaj Interit, në një ndeshje tepër të vështirë dhe me polemika. Javën e ardhshme në 23 maj, Milani shkon në fushën e Atalanës, Napoli pret Veronën, ndërsa luan në fushën e Bolonjës.
Sfidanti.al