Luka Modriç kapiten i vërtetë, zemrën në fushë dhe qortim Rebiçit!

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales, e cilësoi si lojtar të pabesueshëm. “Nuk mund të imagjinohet kjo që bën Modriçi, – tha ai pas ndeshjes Kroaci-Spanjë, – ai nuk është normal, ndërsa Kroacia ka zemër të madhe”. Luka vërtet nuk ishte normal, ndërsa në moshën 33-vjeçare dha gjithçka në fushë për më shumë se 90 minuta. Largimi i tij në kohën shtesë, ndërsa ishte tepër i lodhur, me gjasë ia hoqi Kroacisë mundësinë për të fituar, përderisa lideri nuk ishte në fushë. Mesfushori i Realit jo më kot mban shiritin. Në minutën e 38-të, përpara aksionit të golit të barazimit të Spanjës, Ante Rebiç doli nga fusha për të ndërruar këpucët. Spanjollët përfituan dhe Sarabia shënoi për 1-1. Modriç shkoi menjëherë tek Rebiçi dhe e qortoi, ashtu siç bëri edhe trajneri Daliç. Ish-portieri i Spanjës, Kanjizares, komentoi më pas se çfarë mund të ketë thënë Modriçi: “Shokët e tu vuajnë në mbrojtje, ndërsa ti mendon për të veshur këpucë të reja, kjo është e pabesueshme dhe e palejueshme”.

Sfidanti.al