Luis Enrike: Më mirë të mos shpjegoj përse nuk ka lojtarë të Realit tek Spanja!

Çfarë ka dashur të thotë trajneri i “Furive të Kuqe” me këtë deklaratë të prerë që nxorri nga goja, dhe që besohet se e ka menduar mirë. Një kombëtare e Spanjës që nuk ka lojtarë nga Reali i Madridit duket si një sakrilegj, por tashmë kjo po ndodh shpesh, dhe gjithnjë me Luis Enriken. Përse nuk ka lojtarë të Realit, e pyetën pasi ai shpalli listën për ndeshjet e Botërorit ndaj Suedisë, Gjeorgjisë dhe Kosovës! “Nuk ka lojtarë të Realit, – tha Luis Enrike, – nuk mund të sqaroj më shumë. Nëse përpiqem të jap sqarime gjithçka do të bëhej më e komplikuar”. Me gjasë, ai mund të thoshte se Reali është mbushur me yje të huaj, apo që lojtarët spanjollë që ka Madridi aktualisht nuk e meritojnë kombëtaren. Pra, si mund t’i thotë ai këto gjëra pa krijuar polemika?!

Sfidanti.al