Qeveria angleze iu vërsulet klubeve për tifozët: Një papërgjegjshmëri!

Liverpuli pati në “Anfild” mbi 52 000 për ndeshjen ndaj Bërnlit, Mançester Siti kishte diçka më pak, rreth 51 000 ndërsa mundi thellë Noruiçin në “Etihad”, po ashtu plot kishin Çelsi, Arsenali, Aston Vila e Mançester Junajtidi. Premier Liga ka nisur sezonin siç ka qenë dikur, me stadiumet plot, por qeveria britanike është shumë e alarmuar dhe ka kritika të forta. “Që nga qershori rastet po rriten dhe në një javë ka rritje prej gati 5 për qind, – thotë specialistët, – po ashtu po rritet numri i pacientëve që shkojnë në spital çdo ditë duke iu afruar shifrës 1 000”. “Klubet e Premier Ligës nuk kanë kërkuar teste anti-Kovid dhe as vërtetime për vaksinimin për tifozët, – deklarojnë në qeveri, – ata po rrezikojnë jetën e njerëzve dhe të punonjësve të tyre”. Nga ana tjetër, qeveria ka marrë kritika të forta se nuk po lejon njerëzit që të bëjnë pushimet, duke vazhduar me kufizimet, diçka që nuk ndodh me futbollin.

Sfidanti.al