Italianët duan rreth 30 milionë euro për kartonin, ndërsa kontratë ka mbetur një vit. Anglezët janë gati për rrogën (por, jo edhe aq të madhe), ndërsa nuk duan të nxjerrin asnjë paund tjetër nga “sënduku”. i tillë dueli Juventus-Mançester Siti për Kristiano Ronaldon, ndërsa ka dalë plotësisht në sipërfaqe fakti se portugezi dëshiron të largohet.
Mediat britanike dhe ato italiane shkruajnë se Juvja ka vendosur çmimin, që mund të zbresë edhe në 25 milionë (diçka që është thënë edhe më parë), por sheikët në “Etihad” dhe Pep Guardiola nuk kanë asnjë dëshirë të shpenzojnë për kartonin e një ylli 36-vjeçar. Kjo, sidomos pasi Ronaldo u la në stol ndaj Udinezes në Serinë A. Argjenti i tij, Mendes ka shkuar në Torino dhe thuhet se Siti ka bërë ofertën prej rreth 300 000 eurosh rrogë në javë për CR7-ën, që do të thotë mbi 15 milionë euro në sezon. Gjithsesi, flitet për gjysmën e asaj që merr tek Juvja.
Sfidanti.al