Harri Kejni si “dhelpra dhe rrushtë”: Tifozët më bindën të qendroj!

Kjo është pjesa më e vështirë e historisë, ajo që ia heq shijen futbollit që do publiku. Harri Kejn deklaroi hapur në rrjetet sociale se do të qendrojë tek Totenhemi këtë sezon, duke i dhënë fund spekullimit për të ardhmen, dhe mundësisë për të shkuar tek Mançester Siti. Siç ju kemi informuar më parë, kapiteni i Anglisë e ka kuptuar se Siti nuk do të bënte çmendur për ta marrë për 150 milionë paundë stërlina, dhe se presidenti i Totenhemit, Daniel Levi, është në pozita të forta për të mos e lejuar që të largohet. Derisa të përsëritet historia verën që vjen, Kejni do të mbajë fanelën e Spërsave. Ajo që të mërzit është deklarata e tij se “të dielën më bëri përshtypje pritja juaj, si dhe mesazhet e shumta që më dërguat”. Kejni duhej ta thoshte hapur se nuk qendroi për hatër të tifozëve, por sepse nuk pati mundësi praktike për ta bërë.

Sfidanti.al