Luan me PSG, por kombëtarja shqiptare ‘harron’ t’i bëjë ftesë portierit shkodran

Po luan qe prej fillimit te sezonit me ekipin U19 te Paris Saint Germain, megjithate ne Shqiperi askujt nga stafi i ekipeve tona kombetare nuk i ka rene nder mend per te. E kemi fjalen per ish- portierin e Ades dhe Murlanit Gabriel Guri i cili tashme po e vazhdon karrieren e tij ne France tek klubi i njohur.

Mosthirrja ne kombetaren U19 nga ana e trajnerit Ervin Bulku sigurisht qe le vend per dyshime sepse kemi te bejme me nje portier me shume perspektive per te cilin po investon edhe PSG.

Guri dallohet per te gjithe elementet e tij dhe jo me kot klubi i njohur francez po kerkon te firmose kontrate profesioniste me te, megjithate kjo nuk perben asgje per Federaten Shqiptare te Futbollit dhe skautet e saj.

I datelindjes 2006, Gabrieli pese vite ka qene pjese e Akademise Ada dhe me pas ka kaluar tek Murlani ku ka qendruar per dy sezone, para se te transferohej ne France ku fillimisht eshte bere pjese e Châteauroux U17.

sfidanti.al