Lotë italianë në “San Siro” e “Anfild”, Uanda qan për burrin!

Jo më kot thuhet se mesdhetarët janë njerëz emocionale, madje edhe kur vijnë nga Amerika e Jugut. Një njeri i njohur si gruaja e Mauro Ikardit, Uanda Nara, dhe një tifoz i panjohur napolitan u shkrehën në lot, ndërsa skuadrat e Italisë dolën jashtë Championsit.

Uanda qau në përfundim të ndeshjes së barazuar 1-1 në “San Siro” ndaj PSV Ajndhovenit. Edhe pse një grua e fortë, hidhërimi ishte tepër i madh për atë që i ndodhi Interit, por sidomos për disfatën e të shoqit, Ikarit. Gjithsesi, Uanda duhet të jenë ndjerë krenare për kapitenin zikaltër që ishte ndoshta lojtari më i mirë në fushë.

Më interesantë lotët e tifozit të Napolit. Ai nuk priti që të mbaronte ndeshja, por iu mbushën sytë sapo Mohamed Salah shënoi për Liverpulin në minutën e 34-ët. Pra, duheshin edhe gati 60 minuta lojë, por tifozi napolitan sikur e parandjeu fundin.

Sfidanti.al