Van Dajk është “floriri” i Liverpulit, Klop: Gati të paguaja dyfishin

Statusi i tij është “mbrojtësi më i shtrenjtë në botë”. Virgil Van Dajk mori mbi vete mërinë e shumëkujt që nuk e pëlqen ekstravagancën e futbollit, por duke pranuar sistemin, nuk mund të mos admirosh holandezin. Klasi i tij u tregua me shkëlqimin më të madh pikërisht në ndeshjen më të vështirë, atë ndaj Napolit që ishte për jetë a vdekje. Edhe pse e nisi keq, me një ndërhyrje thuajse për karton të kuq ndaj Mertensit, qendërmbrojtësi e interpretoi ndeshjen sikur të ishte një Bekenbauer modern.

Ndërhyrje me këmbë e me kokë, vrapime të shpejta e pozicionale, komunikim i panjollë me portierin Alison Beker dhe me shokët e tij në mbrojtje, një “kompjuter” i vërtetë. Jo më kot, trajneri i tij, Jurgen Klop, deklaroi pas sfidës me napolitanët se “vërtet pagoja 85 milionë euro për Van Dajkun, por pot a dija se ishte kaq i mirë, për kartonin e tij do të paguaja dyfishin”. Pra, 170 milionë euro!

Klop doli me fitim nga shkëmbimet e vitit 2018. Kutinjo kaloi tek Barcelona për rreth 160 milionë euro. Me këto para u mor Van Djaku dhe portieri Alison, si dhe mbeti diçka “mënjanë”. Nuk ka dyshim se cili Liverpul është më i fortë, ai i Kutinjos, apo ai i dyshes së tanishme. Me një formacion të tillë, Klopi mund të shkojë deri në fund të botës.

Sfidanti.al