“Dembele, mirë që ke trajneri Valverden, e jo Luis Enriken!

Do ta marrim ashtu siç është. Këto kanë qenë fjalët që Ernesto Valverde u ka thënë lojtarëve të Barcelonës për qendrimin e tij ndaj Usman Dembelesë. Këto fjalë edhe për drejtuesit e klubit, që kërkonin spjegime. Filozofia e trajnerit të katalanasve, të mbiquajtur “txinguri”, është që njeriu është me të mira e me të këqia, dhe se këto të këqia janë të pranueshme nëse nuk bëhen me qëllim.

Dembele ia fut gjumit dhe zgjodhet kur ka mbaruar stërvitja, ndonjëherë në fushë bën gjëra në kokë të vet, por shpesh i bën kaq bukur sa Barcelona ka shumë nevojë për to. Mu siç ndodhi në golin e shkëlqyer kundër Totenhemit. Për fatin e 21-vjeçarit, Valverde nuk është si Luis Enrike. Kur ai ishte në stolin e katalanasve, mjerë kush të shkelte rregullat, sepse trajneri përdorte atë parimin e dikurshëm të Lym Allës, “të ngul gozhdën 12-she e nuk ngrihesh më nga stoli”!

Sfidanti.al