Ndalesa e radhës së Fornmula 1 është Çmimi i Madh i Meksikës. Për Ljuis Hamilton është mundësia për të mbyllur llogaritë e titullit të katërt botëror me britanikun që nuk e fshehu ambicien e tij për të fituar edhe pse për t’u shpallu kampion atij i mjafton edhe vendi i pestë në rast fitore të Fetel apo edhe pozicioni i 9 nëse gjermani del i dyti.
‘Plani im është që të fitoj-tha Hamilton-nuk erdha në mMeksiksë për asgjë tjetër, por për të qenë numri 1. E di që vendi i pestë mund të më japë titullin, por unë mendova sesi do të ndihem nëse shpallem kampion me këtë pozicion dhe si do të ndihem duke fituar garën’.
Por Hamilton pranoi se nuk do të ketë aspak një detyrë të lehtë në garën meksikane.
‘Do të jetë e vështirë kjo garë pasi janë edhe makinat Ferrari dhe ato Red Bull-vijoi Hamilton-rivaliteti do të jetë i madh, por nëse punoj si në javën e mëparshme në SHBA, do të mund të fitojmë’
Sfidanti.al