Edhe pse shanset për të fituar titutllin në botërorin në Formula 1 i ka të pakta, Sebastian Fetel nuk ka ndërmend të dorëzohet. Në konferencën për shtyp të mbajtur në prag të Çmimit të Madh të Meksikës, piloti gjerman i Ferrarit ka deklaruar se nuk do të heqë dorë nga objektivi i tij duke premtuar një luftë të ashpër.
‘Edhe pse nuk varet më prej nesh, do të luftojmë deri në fund dhe do të kërkojmë që të fitojmë 3 garat e fundit-u shpreh Sebastian fetel, ndërkohë që tha fjalën e tij edhe Maks Vershtapen. Holandezi iu rikthye edhe njëherë penalizimit prej 5 sekondash të marrë në Çmimin e Madh të SHBA që i kushtoi atij podiumin e garës.
‘Nuk jam aspak dakord me këtë penalizim, të gjithë e kalonin vijën në kthesë, nuk e kuptova se përse më dënuan vetëm mua-ishte deklarata e Maks Vershtapen përpara garës së Meksikës.
sfidanti.al