Po çfarë dështimi? Valencia paguan “qimet e kokës” për Kondogbian!

Zhofri Kondogbia u mor me shumë qejf nga Interi, por pasi “ra në duart” e De Burit dhe Piolit, u ul pa shumë ceremoni në stol dhe u “postua” me shumë qejf tek Valencia. “Je tepër i ngadalshëm”, – i thanë, por mesfushori francez po tregohet krejt tjetër në Spanjë. La Liga ishte ringjallje për të (a nuk është edhe Fabregas i ngadalshëm?!) dhe Valencia është gati të paguajë klauzolën e blerjes nga Interi, pikërisht 25 milionë euro. Jo vetëm kaq, por sipas traditës së futbollit spanjoll, klubi është gati të vendosë në kontratën e Kondogbias, një klauzolë shitjeje prej 80 milionë eurosh. Kontrata do të jetë 4-vjeçare, ndërsa francezi nuk ka ndërmend t’ia “shikojë më sytë Italisë”.

Sfidanti.al