Jurgen Klopi e di shumë mirë, dhe ua lë opinionistëve që të bëjnë parashikime. Edhe pse Karlo Ançeloti deklaroi një ditë më parë se dy nga 4 skuadrat gjysmëfinaliste të Championsit nuk ishin parashikuar që të arrinin deri aty, Vijarreali dhe Reali i Madridit, sërish trajneri i Liverpulit e ka të qartë se ndeshjet nisin 0-0 dhe se në futboll gjithçka mund të ndodhë. Tekniku gjerman deklaroi se ekipi i tij nuk ka ndërmend që të nënvleftësojë Vijarrealin, me të cilin do të ndeshet sonte në mbrëmje. “Nuk do ta bëjmë një gjë të tillë, – tha Klopi, – ndryshe do të vrisnim veten. Vijarreali është një nga skuadrat më në formë në Champions”. Me të vërtetë spanjollët kaluan grupin bashkë me Mançester Junajtidin, ndërsa u eliminua Atalanta, e më pas ia dolën ndaj Juventusit (3-0 në Torino) si dhe ndaj Bajernit.
Sfidanti.al