Natyrisht, krahasim nuk ka sepse nuk mund të përqaset tregu sportiv me tmerrin që merr jetë njerëzish, por vërtet kur dëgjohet se “blerësi” është klubi anglez, kostot në “Pazar” rriten si me magji. Kjo gjë ndodhi vjet me yllin e Totenhemit, Harri Kejn, dhe tani po ndodh me Deklan Rajsin e Uest Hemit. Mesfushorin e Anglisë e kërkojnë edhe Man. Junajtidi, edhe Man. Siti, dhe klubi londinez e ka rritur çmimin e kartonit nga 100 milionë paundë stërlina në 150 milionë. Edhe aq sa ishte, 100 milionë, është padyshim një çmim i fryrë (Halandi e ka klauzolën rreth 75-80 milionë euro), ndërsa kur arrihet në 150 milionë paundë stërlina, edhe vetë klubi i Pep Guardiolës tërhiqet. Kështu po njoftojnë mediat angleze që thonë se Siti nuk ka dëshirë të hyjë në një lojë si ajo me Kejnin vjet.
Sfidanti.al