Gjokoviç mbron kurorën në Uimbëlldon, s’ka kufizime për vaksinën!

Organizatorët vendosën që gjithçka të kthehej si më parë. Periudha e kufizimeve për shkak të koronavirusit duket se ka marrë fund edhe në Uimbëlldon dhe kampioni në fuqi, Novak Gjokoviç do të lejohet që të garojë edhe pse nuk ka bërë vaksinën. Numri 1 i botës nuk u lejua të konkurronte në Australian Open ku gjithashtu ishte kampion, sepse në Melburn kishte kufizime për vaksinën, por pati edhe vendime gjykate dhe të qeverisë pavarësisht se Nole kishte marrë leje të veçantë. Gjithsesi, përpara Uimbëlldonit do të jetë “Rolan Garosi’, por besohet se Gjokoviçi mund të garojë edhe aty, ndërsa fitoi vjet titullin e dytë në karrierë.

Sfidanti.al