Në “Parkun e Princave” janë në dyshim. Jo se çfarë do të bëjnë me ata që kanë tani, pasi fati i trajnerit Maurisio Poçetino duket i përcaktuar, veçse nuk dihet se cila duhet të jetë rruga për t’u ndjekur në të ardhmen. Mediat franceze shkruajnë se Paris SG ka në plan dy trajnerë, të cilët janë thuajse të kundërt në filozofinë e tyre, edhe pse i bashkon gjëja kryesore në futboll, fitorja. Të dy janë triumfues, që kur kanë qenë lojtarë e tani si teknikë, ndonëse Zidani pëlqen sulmin dhe Konte është më pragmatik. Zizuja thuhet se mbetet i preferuari, edhe pse Konte do të garantonte padyshim suksesin. Italiani ia ka dalë me Juventusin, Italinë, Çelsin, Interin dhe tani me Totenhemin. Zidani, nga ana tjetër ka fituar 3 Champions, por këta vetëm me Realin e Ronaldos, Ramosit dhe Benzemasë. Konte kërkon 25-30 milionë euro në sezon si dhe një “drejtor për rrjetet sociale” për të menaxhuar Nejmarin, Mesin apo edhe Mbapenë nëse qendron.
Sfidanti.al