“Polivalenti” De Brujne, goli më i shpejtë gjysmëfinal dhe nota 9!

Mesfushori belg ishte padyshim një nga më të mirët në fushë në “Etihad”, pse jo, më i miri. Edhe pse Karim Benzema apo Vinisius bënë mrekullira për Realin, sërish Kevin De Brujne ishte në regji dhe në ekzekutim për Mançester Sitin. Jo më kot, “Deili Meili” i jep notën 9, ndërsa nuk harron të theksojë se lideri i “qytetarëve” të Guardiolës bëri gjithçka mirë dhe shënoi golin më të shpejtë në historinë e gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve, pas vetëm 94 sekondave. Edhe mënyra e realizimit nuk ishte e lehtë, me kokë duke pasur pranë takat e Karvahalit. De Brujne theu rekordin e Xhoshua Kimihut të Bajernit që kishte shënuar në 3’ ndaj Realit në 2018.

Sfidanti.al