Po flasim për një sulmues të respektueshëm që këtë sezon ka shënuar shumë gola, që ka shkëlqyer në Champions me Ajaksin, por që nuk është një zbulim i ri. Sebastian Haleri do të jetë, sipas “Bildit”, emri që Bajerni ka në plan për të zëvendësuar Robert Levandovskin nëse polaku do të largohet. Nga ana financiare, operacioni duket i përballueshëm me 40 milionë euro maksimumi për kartonin dhe 10 milionë euro në sezon për rrogën. Levandovski merr 25-30 milionë euro! Gjithsesi, nga ana e potencialit nuk dihet nëse Haler do të mundet të bëjë “vezën” e polakut, që ishte një personalitet i klasit më të lartë, praktikisht fitues i Topit të Artë (edhe pse ia dhanë Mesit) si dhe i Çmimit të Lojtarit të Vitit nga FIFA. Haler do të duhej të përshtatej me një nivel më të lartë sesa në Holandë, ndërsa alternativat e tjera si Lukaku apo Darvin Nunjez i Benfikës kushtojnë shumë, mbi 80 milionë euro dhe kërkohen nga skuadrat më të mëdha të Europës.
Sfidanti.al