Për një javë të vetme u mendua se e lanë pas dore. Etrit Berisha ia la vendin në portë shokut të ekipit, Milinkoviç-Saviç, dhe frika ishte se mos portieri i kombëtares do të ishte sërish në ngërç. E vërteta është krejt ndryshe dhe mediat italiane njoftojnë se gardiani kuqezi do të kthehet titullar për Torinon duke nisur që nga mesjava. Nesër në orën 20:15, piemontezët do të luajnë në fushën e Atalantës dhe Gjimshiti, i cilësuar si “njeriu i rrjetave të paprekura” do të mbrojë portën e miqve. Kjo do të thotë duel me shokun e tij në kombëtare, Berat Gjimshitin, i cili u kthye shpejt nga dëmtimi dhe u aktivizua menjëherë si titullar trajneri Gasperini.
Gjimshiti ka qenë sërish një “shtyllë” për Atalantën këtë sezon, duke shënuar edhe gola, pavarësisht se bergamaskët nuk i realizuan objektivat, duke u eliminuar nga Europa e duke mos u kualifikuar për në Champions edicionin e ardhshëm. Sa për Berishën, ai parashikohet të vazhdojë me formën që e bëri të rifitonte vendin e titullarit në fazën e dytë. Shqiptari 33-vjeçar nga Kosova ka bërë pritje të shkëlqyera gjatë ndeshjeve të fundit, dhe mungesa kundër Specias ishte thjesht për shkak se ishte me ethe dhe temperaturë.
Sfidanti.al