Liverpuli i jep lamtumirën magjikut “Melvud”, “folesë së sukseseve”!

Deri në vitet 50-të ishte fusha e një shkolle fetare, ku dy priftërinj mësonin fëmijët të luanin futboll. Në 1959, trajneri i famshëm i Liverpulit, Bill Shenkli, vendosi që ta modernizonte dhe ta kthente në qendrën stërvitore të ekipit të parë. Për nder të dy priftërinjve, ajo u quajt Melvud (Melëood), duke bashkuar pjesë të mbiemrave të tyre. Që nga ajo kohë e deri dje, në Melvud u stërvitën yjet e Liverpulit që fituan trofe për breza me radhë, duke u bërë një nga skuadrat më të mëdha të Europës. Gjithsesi, Melvudi ishte pak i vogël për një klub modern, dhe Liverpuli investoi tek Akademia në Kërkbi (Kirkby), ku përfundimisht u vendos të zhvendosej i gjithë sistemi stërvitor i klubit. Ditën e djeshme, futbollistët e trajnerit Jurgen Klop u stërvitën për herë të fundit aty, dhe kapiteni Xhordan Henderson e portieri Alison postuan foto në rrjetet sociale, madje bardhezi, si për të kujtuar historinë. “Do të më marrë malli për Melvudin, – tha Klopi, – ndonëse Kërkbi do të jetë madhështor”. Klop, duhet të shpresosh që Kërkbi të ketë historinë e Melvudit, e ndoshta do ta ketë.

Sfidanti.al