Kishte kaluar gjysmë ore nga ndeshja mes Borussia Dortmund dhe Bayernit të Mynihut, kur një pasim i Sarr ran ë këmbët e Haaland dhe ky po i drejtohej portës bavareze. Por Kimmich u lëshua me forcë për të ndaluar talentin norvegjezin dhe gjuri I tij u përplas me atë të Haaland dhe u desh të kërkohej ndërhyrja e stafit mjekësor. Edhe Haaland ra në tokë, por më keq në këtë përplasje e pësoi pikërisht Kimmich për të cilin ndeshja u mbyll aty. Hansi Flick thirri menjëherë Corentin Tolisso që zëvendësoi futbollistin gjerman.
Sipas të përditshmes gjermane ‘Bild’, Kimmich ka një dëmtim në ligamentin e gjurit të djathtë. Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, që në dhomat e zhveshjes futbollisti u shfaqi shokëve të tij parandjenjën e keqe të tij për këtë dëmtim. ‘Bild’ shton se shërbimet mjekësore presin të mësojnë dëmtimin që ka pësuar ligament. Nëse do të ketë zgjtje apo këputje do të jetë e nevojshme që t’i nënshtrohet operacionit dhe do të qëndrojë 2-3 muaj jashtë fushavëe të lojës.
Mungesa e Kimmich te Bayern iu bashkua asaj të Süle per coronavirus, Pavard, Alphonso Davies për dëmtime dhe të rinjve Armindo Sieb dhe Zirkzee.
Sfidanti.al