Kur Sir Alex…përndoqi Giggs: ‘Je një turp, një zhgënjim për nënën, familjen tënde, për të gjithë’

Kur edhe vëllai yt nuk arrin dot të të përshkruajë pa përmendur varësinë nga seksi, do të thotë se dicka nuk shkon vërtet. Ryan Giggs ka qenë një kampion që ka shkruar historinë e futbollit anglez dhe të Manchester United, por kur dilte nga fusha e lojës ishte e vështirë ta përmbaje, ashtu sic ndodhte kur kishte topin në këmbë.

Uellsiani kishte një tendencë, atë të argëtimit dhe të daljes në darkë, dicka që nuk u zbulua në vitet e fundit, por që ka qenë gjithnjë në jetën e Giggs. Ai që e tregon këtë është ish shoku i skuadrës së uellsianit, Lee Sharpe në podcasting zyrtar të Manchester United teksa tregon se një herë Sir Alex e ndoqi këmba-këmbës Giggs.

‘Ryan jetonte ende me nënën e tij, më telefonoi dhe më tha:’do dalim, nuk do të luajmë deri të dielën’-tregon Shape-dhe unë I thashë, OK eja tek unë’.

Por ndërsa Sharpe dhe Giggs përgatiteshin për të dalë, dikush që trokiti ne derë.

‘Menduam se ishte taksisti, por erdhi një nga djemtë e skuadrës së të rinjve dhe na tha se ishte shefi poshtë-vijon Sharpe dhe shefi ishte vetë Sir Alex Ferguson që padyshim mori informata për mbrëmjen e futbollistëve  të tij dhe ndoqi uellsianin

‘U gjuante të gjithëve në të pasme, jepte shpulla pas kokës’-tregon Sharpe, por kjo nuk ishte asgjë në krahasim me atë që priste dy lojtarët, sidomos Giggs që në atë kohë ishte i ri dhe kishte nevojë për një dush të mirë

‘Shkoi tek ai dhe i bërtiti në fytyrë: ‘Je një turp, një zhgënjim për nënën, familjen tënde për të gjithë’-vijon Sharpe-dhe kjo ndodhi kur qeni im San Bernardo donte ta hante të gjallë sepse po na bërtiste’

Një skenë kjo që me kalimin e viteve u përsërit shpesh sic tregon vetë uellsiani  në BeIN Sports: ‘Jemi zënë shpesh, besoj 6 apo 7 herë gjatë karrierës sime sepse i përgjigjesha keq kur e kapte me mua. Por më vonë më tha se ishte dicka pozitive sepse tregova se isha në gjendje të mbaja skuadrën dhe paraqitjet e mia të mirë. Megjithatë të ndëshkonte gjithsesi duke të hequr 2 javë pagë sepse donte të tregonte se kush komandonte-tregon Giggs. Por pasionin për femrat nuk ia hoqi askush, as Sir Alex…

Sfidanti.al