Deri tani në këtë periudhë pandemie, Marcos Rashford ka spikatur disa herë dhe jo vetëm në aspektin sportive. Sulmuesi i Manchester United në mënyrë të përsëritur ka tërhequr vëmendjen për fushatën e tij të solidaritetin për të ndihmuar personat më në nevojë në këtë moment të vështirë në të gjithë botën.
Për këtë arsye, tifozët e Evertonit i bënë një homazh special ditën e shtunë përpara fillimit të sfidës me Manchester United që Djajtë e Kuq e fituan 3-1. Në një nga sektorët e Goodison Parkut, u shfaq një imazh i sulmuesit 23 vjecar dhe një mesazh falenderimi në drejtim të tij.
‘Faleminderit që mbrojte fëmijët tanë që kishin nevojë për një zë, këtu në Merseyside dhe në të gjithë vendin’-shkruhej në mesazhin e shfaqur në stadiumin e Evertonit
Sfidanti.al