Lista e preferencave e Halandit: Siti, Bajerni dhe Reali!

Vendimi u mor shpejt dhe sulmuesi gjigand nga Norvegjia sot është në “oborrin” e Pep Guardiolës. Erling Halandi duhej të zgjidhte gjatë gjysmës së parë të vitit 2022, ndërsa ishte e qartë se do të largohej nga Dortmundi. Babai i tij, Alfi, thotë se ata patën një listë dëshirash të ekipeve ku Erlingu mund të luante. Në vend të parë ishte Mançester Siti, dhe pas tij Bajerni i Mynihut. Në vend të tretë ishte Reali, ndërsa në vazhdim Paris SG. Po ashtu, 21-vjeçari pati oferta nga Liverpuli apo Çelsi, si dhe nga Barcelona.

Sfidanti.al