Në Spanjë shkruajnë për arsyet e revoltës tek Spanja e femrave

Është një kryengritje e vërtetë, pasi flitet për 15 futbolliste përfshi edhe kapitenet e ekipit. Nuk është aspak e lehtë situata te kombëtarja e vajzave spanjolle në futboll dhe revolta rrezikon të dalë jashtë kontrollit të Federatës. E përditshmja “Marka” shkruan për arsyet e pakënaqësisë së thellë të lojtareve ndaj trajnerit Horge Vilda. Së pari, janë seancat stërvitore që cilësohen të mërzitshme dhe që duket sikur përsëriten njësoj. Po ashtu, trajneri Vilda nuk shikohet aq i aftë sa ndihmësit dhe ndihmëset e tij në stafin teknik. Më tej rreshtohen rezultatet që sipas lojtareve nuk kanë qenë të mira dhe fajtor për to është trajneri. Më tej, vazhdon akuza se nuk është udhëheqës i mirë, dhe se sillet si autokrat që kërkon kontroll absolut mbi lojtaret, po ashtu se nuk di të bëjë autokritikë. “Marka” shkruan se “rebelet” madje nuk janë 15, por janë më shumë.

Sfidanti.al