Është e pamundur të besohet ky lloj varianti sepse flitet për presidentin e klubit, dhe e vërteta është ndryshe, por gjithsesi është “djegëse” për numrin 1. Një punonjës i Paris SG dhe dy ish-agjentë të policisë akuzohen në Francë se kanë spiunuar jetën private të Naser Al Helaifit, dhe se kanë pamje filmike dhe foto kompromentuese të sheikut nga Lindja e Mesme. Ata akuzohen për shkelje të sekretit profesional, “trafik influencash”, korrupsion, falsifikim e për shumë gjëra të tjera, deri për krijim një bande kriminale. Ajo që habit është që dy ish-policët ishin të pajtuar nga klubi, të cilët nuk dihet mirë se përse janë marrë në punë dhe sesi kanë arritur deri tek materialet për presidentin.
Sfidanti.al