Çelsi e paska “akaparuar” Nkunkun e Lajpcigut, do të paguajë 60 milionë!

Revolucioni tek Blutë e Londrës nuk mbaron, dhe duket se jo vetëm që Romelu Lukaku nuk do të ketë kthim prapa, por pritet që edhe Armando Broja të zhvendoset diku tjetër. Nuk ka kuptim tjetër kur Çelsi vendos të marrë edhe një sulmues si Kristofer Nkunku, pasi mori më parë Obamejangun. Mediat angleze shkruajnë se pronari Tod Boehli vazhdon forcimin e ekipit, dhe se Nkunku ka kaluar vizitën mjekësore te klubi londinez muajin e kaluar. Klauzola e transferimit është rreth 60 milionë euro dhe mund të paguhet verën e ardhshme.

Sfidanti.al