Nuk mund të lejohet që një “kryevepër” të shkatërrohet për një mendjelehtësi të momentit. Ajo që Karim Benzemaja tha në koridorin e stadiumit të Mynshengladbahut nuk zhbëhet, ndaj edhe trajneri i tij, Zinedin Zidan, e ftoi sulmuesin francez që t’i kërkonte falje shokut të tij të skuadrës. Kjo falje ishte publike, ashtu siç duhej për të dhënë rezultat dhe nuk duhej të ketë qenë e lehtë për veteranin që të ulte kokën përpara një “fëmije”. Vinisius e shikonte Benzemanë si baba tek Reali dhe zhgënjimi i brazilianit ishte i madh. Zidan e dinte se ky konflikt mund të krijonte përçarje në ekip ndaj veproi shpejt. Besohet se gjithçka do të harrohet për pak ditë, ndërsa dy lojtarët biseduan për të sqaruar gjithçka. Ish-ylli i Liverpulit, Xhemi Karrager, tha se “unë kam thënë disa herë fjalë të tilla, dhe të tjerë kanë thënë për mua, ndaj nuk është ndonjë gjë e madhe”.
Sfidanti.al