Levandovski arrin Raulin, përpara mbeten Mesi e Ronaldo!

Polaku nuk ka ndërmend të ndalojë dhe një tjetër ndeshje Championsi e shenjoi me gol. Robert Levandovski arriti në 71 rrjeta për këtë konkurrim, duke u barazuar me legjendën spanjolle, Raul Gonzales, ndërsa ka lënë pas të tillë të shkëlqyer si Van Nistelroi, Henri apo Ibrahimoviç. Sulmuesi i Bajernit padyshim që do të vazhdojë të shënojë, ndonëse duket pak e vështirë për t’u ngjitur në krye. Lionel Mesi është në vendin e dytë në podiumin e kësaj renditjeje me 118 gola për Barcelonën, ndërsa Kristiano Ronaldo është më i shkëputur pasi ka 132 me Mançester Junajtidin, Realin e Madridin dhe Juventusin. Levandovski është 47 gola larg argjentinasit dhe 62 prapa portugezit.

Sfidanti.al