Ishte natyrisht tepër i mërzitur për humbjen me Atalantën në Ligën e Kampionëve, dhe së pari me lojën e skuadrës së tij. Edhe një ekip i Jurgen Klopit mund të ketë mbrëmje kur meriton “dajakun” dhe këtë herë rotacioni nuk shkoi aspak mirë për Liverpulin, por ja ku vjen ndeshja e radhës. Do të jetë të shtunën në orën 12:30 sipas asaj të Londrës, dhe trajneri gjerman acarohet sërish me televizionet me pagesë. “Ky është një krim, – deklaroi ai gjithë nerva për televizionin “BT Sport”, që ka paguar për të pasur të drejtat e Premier Ligës, – ju, miq të nderuar, na kërkoni që ne të dalim në fushë në orën 12:30, dhe ky është një krim për të folur ndershmërisht. Kjo nuk ka të bëjë aspak me ndeshjen e sotme (djeshme), por gjithsesi përgëzime”. Kjo ishte ndeshja e parë e humbur për 90 minuta nga Liverpuli pa gjuajtje në portë që nga viti 2018. Edhe më parë, Klopi e ka akuzuar televizionin, ndërsa kolegu i tij, Zhoze Murinjo, i thotë që të mos humbasë kohë kot duke u ankuar sepse ky është realiteti në Angli, dhe kjo nuk ndryshon. “Atë që Klopi e mësoi në 2015, unë e dija që nga 2004”, – u shpreh Murinjo.
Sfidanti.al