Inter, Vidal do të gjobitet pas kartonit të kuq me Realin

Naiviteti, ndëshkimi me karton të kuq dhe tani ndëshkimi. Arturo Vidal do të ggjobitet nga Interi pas dy kartonave të verdhë të akumuluara brenda më pak se 1 minute në ndeshjen me Realin e Madridit që ia komplikoi akoma më shumë gjërat skuadrës zikaltër. sipas të përditshmes italiane ‘La Gazzetta Dello Sport’, një masë e tillë është ndërmarrë nga drejtuesit e klubit zikaltër për t’i dhënë një mesazh futbollistit dhe të gjithë skuadrës

Në mbrëmjen e së mërkurës, Vidal publikoi në profilin e tij në Instagram një foto me një emotikon të zemëruar për të  shfaqur fgjendjen shpirtërore të tij. I zemëruar me vendimin e arbitrit për ta ndëshkuar me karton të kuq e ndoshta edhe me veten e tij. Për më tepër, bllokoi edhe mundësinë e komentimit, ndoshta pasi e pa se cfarë situate ishte në rrjetet sociale me tifozët zikaltër që e kritikuan ashpër

sfidanti.al