Nata e gjatë e Napolit për të kujtuar Diego Armando maradonën pati si qendër stadiumin San Paolo; dhjetëra qindra tifozë vërshuan përpara impiantit për një lloj ceremonie funebre me tone prekëse. Një heshtje thuajse solemne, e thyer nga ndonj kor, parrulla të shumta, flamuj, lutje përpara fotos së El Pibe De Oro dhe qirinj. Ndërkohë në lagjet ‘Spanjolle’ pranë muralesit të vitit 1987 u panë dhjetëra tifozë të tjerë që të bënin të njëjtën gjë.
sfidanti.al