Ajo ndaj Realit të Madridit ishte një finale për Interin dhe Antonio Conten, dhe finalet nuk humben. Por zikaltrit bënë pikërisht këtë në San Siro teksa u gjunjëzuan përballë Los Blancos 0-2 dhe tani ndjejnë hijen e eliminimit; me vetëm 2 pikë në 4 ndeshje, Interit i duhet praktikisht një mrekulli për të qenë mes 16 skuadrave më të mira të kontinentit, por ndonjëherë në futboll mrekullitë ndodhin dhe skuadra e Contes e di që ka ende disa kombinime në dispozicion.
Pas 4 ndeshjeve të para renditja në Grupin B është; Borussia M’Gladbach 8 pikë, Real 7, Shakhtar 4 dhe Inter i fundit me 2 pikë.Kjo do të tjhotë se Interi duhet të fitojë me cdo kusht në 2 ndeshjet e fundit me Shakhtarin dhe M’Gladbachun dhe të shpresojë që Reali i Madridit të fitojë apo të humbasë të dyja ndeshjet me këto dy skuadra
Inter kalon në 1/8 e finaleve nëse…
-Merr 6 pikët kundër Shakhtarit e Borussias dhe Real Madrid bën të njëjtën gjë
-Fiton kundër Shakhtarit e Gladbachur dhe Real Madrid i humbet të dyja ndeshjet
sfidanti.al