“L’Ekip”: Benzema, na Topi i Artë në Topin e Plumbit!

Një dëmtim në gju që shkatërron një ëndërr, e tillë fatkeqësia për lojtarin më të mirë të “Frans Futbollit” për sezonin e kaluar. Karim Benzema mbeti jashtë Kupës së Botës, një goditje e rëndë për Francën dhe për vetë sulmuesin e Realit të Madridit, ndërsa e përditshmja franceze “L’Ekip” nuk e kursen titullin e hidhur. “”Benzemaja, Topi i Plumbit”, shkruan ajo, duke bërë lojë fjalësh me faktin që 34-vjeçari fitoi Topin e Artë.

Sfidanti.al