Dhe Katari fshihej nga sytë e botës se mos i vidhnin skemat e lojës…

Nuk dihet se çfarë do të ndodhë në fundin e Botërorit, por dita e parë nuk do të harrohet lehtë. Katari bëri një hapje Hollivudiane, duke kopjuar modelin amerikan të superboullit, një spektakël i pazakontë për universin e mondialëve, ku kulmi arriti me lojën qiellore të aktorit gjenial Morgen Frimen. Apo siç quhet ndryshe “zëri i Zotit”. ( Ner foto Morgen Frimen dhe djaloshi simbol me gjysme trupi). Me një fjalë, hapja ishte parajsa, por askush nuk e dinte, as më të pasurit e botës, emirët e Katarit, se ajo, që do të vinte nga vetë ndeshja..do të ishte “ferri”.

Nëse Doha shkëlqente nga dritat dhe dukej si e ardhmja, futbolli që luajti Katari ishte me drita të “fikura”. Syri i botës , mu në ditën e parë të Botërorit, s’kishte parë ekip më të dorëzuar se Katari, sa na u bë sikur Ekuadori tregoi “mëshirë” në pjesën e dytë, sepse zhgënjimi e emirëve do të kishte qënë edhe më tragjik .

Të harxhosh 220 miliardë dollarë,( më shumw se gjithë boterorët bashkë), ndofta sa për të ndërtuar një botë tjetër më të mirë, dhe të dukesh aq i varfër në fushë, do të thotë se paraja mund të blejë FIFA-n dhe avionet e Francës, por jo vetë thelbin e futbollit. Pale kur thonin se Katari do të ishte ekipi më piktoresk i kësaj gare planetare, ngaqë kishte 6 muaj që ishte mbyllur në “bunker”..luante pa tifozë dhe pa media. Cila ishte frika? Se mos i vidhnin skemat! Nëse zoti për një natë ishte Morgen Frimen, i lutemi ketij zoti, të na tregoj se çfarë kishte për t’u vjedhur në atë ekip…

Sfidanti.al