Lebron nuk është më i paguari në NBA, Stef Kërri e lë prapa!

Ai mund të jetë më i miri basketbollist i epokës dhe rival me Majkëll Xhordanin për të qenë numri 1 për të gjitha kohët, por sot nuk mund të ketë rrogën më të madhe. Flasim për Lebron Xhejmsin sepse renditja në NBA është tjetër. Plot 39.3 milionë USD jepen për Pol Xhorxhin, dhe e njëjta rrogë është edhe për yllin tjetër të Klipersave, Kauai Leonardin. Po ky nivel është për kapitenin e Portlendit, Damien Lilard. Në nivel të lartë të pagës është Janis Adetokumbo, kampion i ri i NBA-së me Miluokin, që ka kontratë 228 milionë USD në 5 vjet, që do të thotë 45.7 milionë USD në vit. Lebron Xhejms fiton 41.2 milionë dollarë amerikanë në sezon, edhe pse në 30 dhjetor do të mbushë 37 vjeç.

Kevin Durant, kapiteni i ekipit olimpik të SHBA-së, fiton 42 milionë USD në vit. Tek Lejkërsat, më i paguar se Lebroni është Rasëll Uestbruk që sapo mbërriti nga Uashingtoni. Ai merr 44.2 milionë USD në vit, që do të thotë 3 milionë më shumë se Lebroni. Xhon Uoll është në vend të tretë në NBA me 44.3 milionë USD që ia jep Hjustoni. i dyti është Xhejms Harden tek Bruklini me 44.3 milionë pra baraz me Uollin, ndërsa në vend të parë është Stef Kërri i Golden Stejtit që sipas kontratës së re do të fitojë 59.6 milionë USD në sezon.

Sfidanti.al